
Edhe pse përpiqen gjithmonë që të duken të forta në sytë e fansave të tyre në mënyrë që të japin imazhin perfekt, duket se edhe personazhet e famshme kanë momente në të cilat i trishtojnë.
Këtë herë bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Bebe Rexha e cila ka shfaqur anën e saj të ndjeshme, pas një postimi në Instagram të bërë nga grimieri I famshëm Mario.
Grimeri i Kim Kardashian ka publikuar një video të një gruaje e cila vuan nga sëmundja e lëkurës, por që pas make up të realizuar prej tij ajo mahnitet dhe nis të qajë.
Ka qenë pikërisht ky moment i cili ka trishtuar edhe Bebe Rexhën. Duke komentuar videon e publikuar këngëtarja shkruan: ““Qava, sa bukur”.
Top Channel