Një lidhje e re? Ema Andrea: Zemrën e kam plot përherë

06/02/2018 12:50

Ajo është një ndër aktoret më të dashura të publikut shqiptar, në kinema e teatër. Është një ndër mamatë më trendy dhe një ndër zërat më kontroversë të artit shqiptar, duke i thënë gjithmonë gjërat ashtu siç i mendon.

Ema, ishte këtë mëngjes në Wake Up, në një bisedë sportive, për zgjimin, teatrin dhe lajmet që e kanë bërë së fundmi protagoniste të rrjetit… E pyetur se si e ka ” zemrën ” tani Ema Andrea, ajo u përgjigj:”Zemrën e kam plot përherë, por është e vërtetë tani më është shtuar volumi zemrës”, çka lë të nënkuptohet se aktorja po përjeton një periudhë lumturie.

Pas shfaqjes “Nëna dhe fëmija”, që u mirëprit nga publiku artdashës, Ema tha se shumë shpejt atë do ta shohim më afër regjisë,ndërkohë që teatrit do ti rikthehet në një moment tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA