Mbi litar mes valëve gjigante, çmenduri në Portugali

06/02/2018 11:45

Në Nazare, një vend i dashur për sërfistët në veri të Lisbonës, 28-vjeçari brazilian Emerson Machado sfidoi valët gjigante.

Ai tentoi të kalonte mbi një litar të tendosur nga dy anët ndërsa në mes ishin shkëmbinjtë e dallgët e mëdha të detit.

28-vjeçari goditet nga një dallo e fuqishme, duke humbur ekuilibrin, por fatmirësisht ishte i lidhur dhe mbeti i palënduar.

“Ishte një rrezik i llogaritur. Ne nuk jemi të çmendur”, shkroi më vonë në “Instagram” braziliani.

Top Channel