” Adil nuk flet mirë anglisht, unë nuk flas mirë frengjisht, por ne kemi gjuhën e trupit. Ai kujdeset shumë për mua. Kemi një jetë të shëndetshme dhe të mrekullueshme.”
Ka qenë kjo deklarata e Pamela Anderson lidhur me jetën e saj të re me të dashurin rreth 18 vite më të ri, futbollistin Adil Rami.
50-vjeçarja, e cila është shpërngulur në Francë ku jeton me të dashurin e saj, ka folur rreth periudhës së saj të menopauzës dhe dashurisë së saj të re: “Unë gatuaja dhe përgatisja darkën por asnjë nuk vinte. Unë ndihesha vetëm dhe sikur jeta ime kishte mbaruar. E dija që diçka po ndryshonte, patjetër që po e ndjeja një ndryshim, mendoj se isha në periudhën e menopauzë, ose çfarëdo që quhet.”
Pamela. e cila është martuar 3 herë dhe ka dy djem të rritur, aktorin Brandon, 21 vjeç, dhe muzikanti Dylan, 20 vjeç, ka theksuar se marrëdhënia me Adil ka ndryshuar jetën e saj.
Top Channel