Film për jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry?

06/02/2018 12:56

Kanë vetëm pak muaj që kanë realizuar fejesën e tyre ndërkohë që janë shndërruar në personazhet më të dashura dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Behët fjalë për Princ Harry dhe Meghan Markle për lidhjen e të cilëve do të realizohet një film.

Lajmin e ka bërë me dije Lifetime sipas së cilës filmi do të titullohet: Harry & Meghan: A Royal Romance.

Sipas shkrimit të publikuar filmi ka në qëndër të tij jetën e çiftit të parë nga ana mediatike dhe kryesisht jetën e Meghan si aktore amerikane.

Gjithashtu duket se është vendosur edhe kush do të luajë në rolet protagoniste.

Meghan Markle do të interpretohet nga Parisa Fitz-Henley, ndërsa në rolin e Princit Harry vjen Murray Fraser.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA