Disa ditë pas ngjarjes së madhe, reagon për herë të parë Travis Scott

06/02/2018 18:02

1 shkurti i 2018 do të mbahet mend përgjithmonë nga rreperi Travis Scott, pasi pikërisht në këtë ditë erdhi në jetë vajza e tij e parë, nga marrëdhënia e tij me 20-vjeçaren Kelye Jenner.

Pas partneres së tij e cila njoftoi ardhjen në jetë të vajzës, ka qenë Travis i cili në një postim në rrjetin social twitter ka shkruar: “2.1.18. Përgjithmonë”.

Përpara se të vinte në jetë vajza e tyre e vogël, në mediat rozë u përfol për një krisje të çiftit, për shkak se Kylie kalonte më shumë kohë në shtëpinë e nënës së saj, ndërkohë që Travis ishte gjithë kohën i zënë me koncerte nëpër botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA