Barcelona duket se është e gatshme për të shpenzuar 30 milionë euro për një prej talenteve të së ardhmes, qendërmesfushorin e Gremios, Arthur Melo.

Por mesfusha e katalanasve është e e tejmbushur me talente, e për brazilianin 21 vjeçar nuk do të ketë shumë hapësira, e kjo do ta penalizonte nëse ai do të transferohej në Spanjë.

Pasi analizuan të gjitha detajet e një transferimi të mundshëm, drejtuesit e Barcelonës kanë menduar që ta blejnë kartonin e lojtarit nga Gremio për shumën e 30 milionë eurove dhe ta huazojnë në një tjetër ekip të niveleve të larta në Europë, ku ai të marrë edhe eksperiencën e nevojshëm dhe zgjedhja e parë duket se është Milani, raporton “ElGolDigital”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA