Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.
Lajmin e ka bërë me dije vetë bukuroshja në rrjetin social Instagram, në të cilin shpjegon edhe arsyet përse lajmin e shtatëzanisë së saj e mbajti të fshehtë.
Në postimin e bërë Kylie u ka kërkuar falje fansave të saj për të gjithë atë rrëmujë që është bërë nëmedia sepse e di që ndjekësit e saj do donin që ajo ta ndante me ta të gjithë këtë udhëtim 9 mujor, por theksoi se vetë ajo zgjodhi që shtatzëninë e saj mos ta ndante me botën.
Fshehja e shtatëzanisë sipas Kylie erdhi për faktin se donte të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm në jetën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa stres dhe pozitivisht që edhe vajza e saj të rritej e tillë.
Top Channel