Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Shiloh dhe Zahara kanë vendosur që të ndjekin hapat e mamasë së tyre.
Bëhet fjalë për yllin e Hollywood Angelina Jolie e cila duket se ka vendosur që fëmijët e saj ti marrë me vete në prezantimet apo projektet e rëndësishme.
Këtë të shtunë Angelina është prezantuar në ceremoninë e Annie Awards 2018 në Los Angeles nën shoqërinë e dy fëmijëve të saj, veshja e të cilëve ishte e mrekullueshme, njësoj si mamaja e tyre.
Kujtojmë që edhe pak ditë më parë aktorja e famshme ishte së bashku me dy fëmijët e saj në një kamp refugjatësh, ku i prezantoi ato me fëmijët sirianë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të luftës.
Prezantimi I yllit të Hollywood nën shoqërinë e fëmijëve, vjen pas deklaratave të saj se tashmë ka ardhur koha që gjithë kohën e tyre ajo ta kalojë me ta dhe ti përkushtohet totalisht, duke larguar thashethemet për praninë e një partneri në jetën e saj që pas divorcit me aktorin Brad Pitt.
Top Channel