Partitë shqiptare kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të Komunës së Ulqinit, në Malin e Zi, të mbajtura këtë të dielë.

Qendra e monitorimit “CEMI” doli me rezultatet e para, pas numërimit të votave në të gjitha vendvotimet, e duket se shifrat e saj mbështeten edhe nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Ato tregojnë se subjektet shqiptare, “Forca” me 9 vetë, koalicioni “Zgjohu Ulqin” me 7, si dhe “UDSH” me 3, kanë shumicën e 19 anëtarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.

Pra, subjektet shqiptare mund të marrin në dorë pushtetin e Komunës pa ndihmën e “DPS”-së, me të cilën kanë drejtuar deri tani.

Në zgjedhjet e një dite më parë morën pjesë 8 parti dhe dy koalicione. Partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore.

Votimi u monitorua nga një numër i madh i vëzhguesish ndërkombëtarë, lokalë dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA