Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga goli më i famshëm i shënuar me dorë në një ndeshje futbolli.
Ai i shpikur nga Diego Armando Maradona në Botërorin meksikan do të mbetet një plagë e hapur për të gjithë tifozët anglezë, si ata që e përjetuan drejtpërdrejt dramën e kombëtares, edhe ata që kanë gjithçka të treguar dhe me imazhe nga interneti.
Portieri që pësoi golin më të famshëm të historisë së futbollit, Peter Shilton pretendon tani ndjesë publike nga kampioni argjentinas, si kushti i vetëm për ta takuar.
Tabloidi “The Sun”, që ka programuar një vizitë në Angli në qershor, ftoi ish-mbrojtësin ekstrem që të harrojë të kaluarën, por ftesa nuk u pranua plotësisht.
“Një pjesë e imja më thotë që të eci përpara, por tjetra refuzon. Maradona duhet të kërkojë falje për atë që bëri. Atë ditë në fushë, në Botërorin e Meksikës ishim të dy kapitenë”, tha ish-portieri anglez Peter Shilton.
Në vitin 2016, ai refuzoi të takonte ish-futbollistin argjentinas, por këtë herë po lëkundet. Në harkun e 3 dekadave, Maradona nuk është penduar kurrë për atë që argjentinasi, asokohe e cilësoi si një gol të shënuar me “Dorën e Zotit”.
Top Channel