Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Floridan, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness
Clarence Seedorf rikthehet në skenën e futbollit me profilin e trajnerit.
Sipas medias spanjolle ish-futbollisti i Milanit do të marrë drejtimin e Deportivo la Coruna. Holandezi do të marrë vendin e Cristobal Parralo, i larguar pas humbjes 5-0 me Real Sociedad, ndërsa numëron 22 ndeshje në drejtim, nga të cilat ka vetëm 4 fitore dhe 13 humbje.
Seedorf pritet të firmosë në orët në vijim me skuadrën galiciane, e cila po lufton për qëndrimin nga rënia nga kategoria, me vetëm 17 pikë në vendin e 18 në klasifikim.
Cristobal Parralo është trajneri i gjashtë që presidenti Tino Fernandez largon, që kur ai ka marrë drejtimin e Deportivo la Coruna.
Top Channel