Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen Espanyol-Barcelona dhe do të mungojë në supersfidën e Champions League ndaj Chelsea.

Mbrojtësi ka pësuar një zgjatje të ligamentit anësor të gjurit dhe pritet që të mungojë rreth një muaj.

Pique nuk do të luajë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Valencias, ndeshjet ndaj Chelsea dhe disa ndeshje kampionati.

Pritet që zëvendësuesi i qendërmbrojtësit spanjoll të jetë blerja e re e Barcelonës, kolumbiani Yerry Mina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA