Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë që do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, mes tyre edhe ndaj shkrimtarit Orhan Pamuk.

E shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste, në gjuhën angleze, kjo vepër u përkthye vetëm vitin e shkuar.

Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim akordon një çmim për letërsinë, i cili do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA