Bruno Peres aksidentohet me Lamborghini

05/02/2018 11:22

Nga Porsche te Lamborghini: pas aksidentit të nëntorit 2016, mëngjesin e së hënës Bruno Peres, mbrojtësi brazilian i Romës është përfshrië në një tjetër aksident.

Mediat raportojnë se rreth orës 5.20 të mëngjesit të së hënës, futbollisti brazilian ka përplasur makinën e tij, nga ku ka dalë i lënduar lehtë dhe ka refuzuar që të marrë ndihmë mjekësore në spital. Makina është pothuaj e shkatërruar, ndërkohë që punonjësit e Bashkisë së Romës janë duke hetuar dinamikën e aksidentit.

Peres, ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjerë të Romës e ka patur ditë të lirë  të hënën, ndërkohë që skuadra do të nisë përgatitjet të martën, por nuk përjashtohet mundësia që ai të pyetet nga klubi për aksidentin.

Braziliani ka qenë shumë i kritikuar nga tifozët për rendimentin e dobët në fushë dhe orët e vona në klubet e natës. Peres ka qenë shumë pranë kalimit te Genoa në janar, por refuzoi duke qëndruar në Romë.

Top Channel