“Duhet të ketë një zëvendësues në Itali”, ka thumbuar ish-presidenti i Milanit, drejtuesin e ri të kuqezinjve, Li Yonghong, prej momentin që italianët kaluan në pronësinë e kinezëve.
“Unë e interpretoja rolin e presidentit në një mënyrë krejt tjetër, duke qëndruar gjithnjë pranë ekipit dhe veçanërisht lojtarëve”, ka thënë Berlusconi gjatë një interviste për TeleLombardia. Më tej ai ka treguar se i kontaktonte gjithnjë lojtarët kur dikush ndihej keq, e të shtunave ishte gjithmonë me ta.
I ngacmuar se nëse do i jepej mundësia a do të rimerrte në dorë timonin e drejtimin e një prej klubeve më të suksesshëm në historinë e futbollit europian, Berlusconi u përgjigj: ” Nuk ka asnjë shpresë, as për fëmijët e mi, as për miqtë, e as për tifozët” që unë mund të kthehem e të interesohem për Milanin. Vendimi im i mundimshëm, shumë i mundimshëm është përfundimtar, sepse dua që t’i jap Milani nivelin që meriton, e që një familje e vetme nuk mund t’ia japë”.
Top Channel