Ashtu siç paralajmëroi Top Channel, Ardi Veliu u zgjodh drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Kryeministri Rama ka firmosur propozimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke emëruar në krye të uniformave blu 45 vjeçarin nga Delvina, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Haki Çakon, i cili u lirua më 8 janar.

Veliu mori gradën “Drejtues i Parë” në konkursin që u zhvillua më 24 janar. Kjo ishte e vetmja pengesë ligjore e cila e pengonte atë të zgjidhej në këtë detyrë. Por kush është karriera e tij?!

Formimin e parë Veliu e ka marrë në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” për të vijuar më pas me studimet në Akademinë Ushtarake dhe në Akademinë e Policisë. Më pas Veliu kryen studime edhe në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë. Disponon edhe diplomë për menaxhim biznesi dhe juridik.

Ndër detyrat e rëndësishme që kreu i ri i policisë ka mbajtur gjatë karrierës së tij janë shef rendi në Vlorë, shef komisariati në Durrës, zv/drejtor policie në Tiranë, drejtor i policisë rrugore dhe së fundmi drejtor I policisë së Tiranës. Në vitin 2007, Veliu është larguar me kërkesën e tij nga policia.

Për 7 vjet ai mbajti detyrën e drejtorit të policisë bashkiake në Vlorë, në kohën kur kryebashkiak ishte Shpëtim Gjika. Pas rikthimit sërish në polici në vitin 2013, ai e gjen vetën në kupolën drejtuese në uniformave blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA