Një ndër këngëtaret më të bukura shqiptare sot ka dy gëzime, ditën e saj të lindjes dhe të djalit të saj gjithashtu.

Këtë rastësi të bukur, e ka zbuluar vetë këngëtarja në një postim në rrjetin social Instagram.

Çiljeta ka publikuar një foto më djalin e saj Fernandon, krah së cilës shkruan: “05.02.1985 dhe 05.02.2013. HAPPY BIRTHDAY to US”.

Urime të shumta në drejtim të këngëtares dhe djalit të saj kanë ardhur nga miq, familjarë dhe fansa të saj.

Por urimi më emocionues ka qenë ai i mamasë së Çiljetës, e cila shkruan: ‘Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shume lumturi. Mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoi gjithë familja duke të vënë dhe emrin Çiljeta .Ti je drita e syve të mi . Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogel Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA