Skënderbeu e mori shpejt veten nga humbja me Luftëtarin, javën e kaluar në Kategorinë Superiore.

Skuadra korçare mposhti Vllazninë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me rezultatin 4-1.

Të besuarit e Ernest Gjokës e nisën mjaft mirë sfidën, teksa kaluan në avantazh në minutën e 5-të me Berishën, por Skënderbeu përmbysi gjithçka në këtë sfidë.

Vangjeli barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që në pjesën e dytë, skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe 3 gola të tjerë, me Lilajn me 11-metërsh, Gjergji Muzakën dhe James.

Me këtë fitore, Skënderbeu e çoi në 8 pikë diferencën me Flamurtarin e vendit të dytë, që nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 në ndeshjen me Kukësin.

Vlonjatët kaluan në avantazh me Danilo Alves, por Kukësi barazoi në çastet e fundit të sfidës me Bakajn, me 11-metërsh.

Ndërsa dy ndeshjet e tjera të Superiores, Laçi-Teuta dhe Lushnja-Luftëtari u mbyllën në barazim 0-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA