Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Një ditë pas përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agolli, figura të njohura të artit, familjarë dhe miq u mblodhën në Muzeun Historik Kombëtar, ku u organizua një aktivitet në nder të figurës së Dritëroit, mes fjalësh dhe poezish të shkruara nga vet autori i madh.
Por nuk munguan as kujtimet e së bijës, shprehje që për të duken të gjalla edhe sot.
“Me librin e mirë dhe fjalën e lirë bëhesh shenjtor, e ky shenjtor, tanimë me plot gojën thënë, është babai im Dritëro”, u shpreh e bija e Dritëroit, Elona Agolli.
Për drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, gjenitë e artit nuk vdesin.
“Një vit pa Dritëroin është i vështirë të kuptohet, pasi njerëzit në përgjithësi mësohen me ikonat e gjalla të tyre, kur i kanë”, tha drejtori Dorian Koçi.
“Ai nuk ka humbur, por është i tretur në dheun e vet, në Devollin e tij, në Shqipërinë tonë”, tha Xhevat Lloshi, gjuhëtar.
Margarita Xhepa, mikesha e tij në art, por edhe në jetë, e kujton Dritëroin e saj mes lotësh dhe vargjesh nga poezia e tij.
“Ne të gjithë Tokës i themi nënë, sepse nëna na mëkon. Çdo gjë asaj ia kemi ngrënë, ajo heshtur na mbulon”, tha aktorja Margarita Xhepa.
Në vitin e parë të ndarjes së tij nga jeta, edhe Revista letrare “Pelegrin” i ka dedikuar të gjitha faqet e saj figurës së Dritëroit, i cilësuar si një nga shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të kaluar.
Top Channel