Kylie Jenner dhe Travis Scot në krizë?

03/02/2018 11:49

Dita e lindjes së fëmijës së saj po afron por duket se një gjë e tillë nuk e lumturon aspak Kylie Jenner.

Sipas raportimeve të “Hollywoodlife”, bukuroshja duket se është penduar për faktin se babai i fëmijës së saj është rreperi Travis Scot.

Sipas shkrimeve në media rozë Kylie kalon më shumë kohë në shtëpinë e mamasë së saj, pasi Travis është shumë i zënë me koncertet e tij nëpër botë, e nuk ka qëndruar afër saj në muajt e shtatzanisë.

E duket se një gjë e tillë e ka distancuar çiftin dhe ka sjellë pendesën e bukuroshes e cila me partnerin e saj është njohur në prill të vitit të kaluar.

Pak muaj pas njohjes në media u publikua lajmi i pritjes së ëmbël nga Kylie.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim ardhjen në jetë të fëmijës dhe më pas vazhdimësinë e lidhjes midis çiftit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA