Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit i është përgjigjur sot një për një akuzave për shpërdorime financiare të bëra nga kandidati për kreun e Federatës Bashkim Fino.

Abuzimet financiare në Federatën Shqiptare të Futbollit janë kryefjala e sulmit të kandidatit për president Bashkim Fino, ndaj kandidatit tjetër, presidentit aktual Armand Duka.

Akuzat që Bashkim Fino formuloi në debatin me Armand Dukën në Top Channel, i përsëriti edhe në një postim në Facebook. Të shtunën sekretari i përgjithshëm i Federatës Ilir Shulku iu përgjigj akuzave me detaje:

Fino: Në 2016-ën FSHF ka shpenzuar rreth 1 milionë euro me kompaninë “Vas Tours” për blerje biletash avioni dhe akomodimi.

Shulku:
Në vitin 2016-ë, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në kampionatin europian dhe shpenzimet e nevojshme, FSHF ka paguar në total 715 mijë euro. Rreth 60% e kësaj shume kanë shkuar për organizimin dhe akomedimin e Euro 2016-s.

Fino:
Kompanisë “Plus”, 54 milionë euro më vitin 2016. Në kompaninë që ka qenë vetë aksioner

Shulku: Shuma totale paguar për vitin 2017 për kompaninë “Plus” është 3,8 milionë lekë të reja, për shpenzime të administratës.

Fino: “Top Al” është një kompani druri e regjistruar në QKR në Shijak, në Shijakun e tij. Në 2016-ën ka marrë 371 milionë lekë nga FSHF-ja, nga ky zotëria këtu. Kompania “Top Al” ka 91 % të të ardhurave vetëm nga FSHF.

Shulku: Pagesa 270 mijë euro ka mbuluar të gjithë aksesorët e motivimit të të të gjithë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo kompani është kontaktuar sipas të gjitha rregullave të FSHF.

Asambleja zgjedhore e Federatës shqiptare të futbollit do të mbahet të mërkurën më 7 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA