Bashkëshortja e aktorit të famshëm feston 40 vjetorin

03/02/2018 16:01

E konsideruar si femra më e fuqishme në botë si dhe një ndër avokatet më të sukseshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, ka festuar 40 vjetorin e saj të lindjes.

Amal dhe George Clooney janë një ndër çiftet më të dashura në botë, jo vetëm sepse George është aktor, por edhe për shkak të angazhimit të tyre në një nga kauzat më delikate, siç është mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në një ceremoni private, zonja Clooney ka festuar ditëlindjen e saj ku pjesëmarrës ishin fëmijët, familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Çifti është mjaft i rezervuar për jetën e tyre private, por disa detaje George i ka zbuluar gjatë intervistës së tij tek “My Next Guest Needs No Introduction”.

George zbuloi se miq të tij të ngushtë ishin fillimisht “ura lidhëse” me bashkëshorten e tij Amal, ndërkohë që dashuria e tyre më pas erdhi duke u shtuar derisa përfunduan në martesë.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA