Tenis, operohet në bërryl serbi Djokoviç

02/02/2018 11:26

“Australian Open” e pa të rikthehej Novak Djokoviç, por tenisti serbi tregoi edhe njëherë probleme fizike në bërrylin e djathtë.

Për pasojë, ai u eliminua nga koreani Chung, por mbi të gjitha prej asaj dhimbjeje të fortë që ndiente në bërryl.

E përditshmja zvicerane “Blick” njofton se ish-numri një i tenisit botëror i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Muttenz të Zvicrës, për heqjen e një pjese kocke, që dyshohet të jetë shkaku i dhimbjes në bërryl.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel