Rikthehet grupi “Spice Girls”

02/02/2018 14:22

Grupi më i famshëm i disa viteve më parë, ‘Spice Girls’ kthehen së bashku! Bëhet fjalë për projekte të reja anembanë botës, një kontratë prej 10 milionë dollarësh secila dhe një reality show në horizont.

‘Spice Girls’ është grupi i përbërë nga pesë vajza, të cilat shënuan vitet ’90 me muzikën e tyre me 85 milionë albume të shitura, duke e shndërruar në një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave.

Tani ‘Spice Girls’ janë të gatshme të kthehen sërish, por këtë herë me një kusht nga Victoria Beckham, e cila nuk do të këndojë.

Geri Halliwell, Melanie C, Melanie B, Victoria Adams dhe Michelle Stephenson, përsëri do të jenë pjesë e grupit ‘Spice Girls’.

Ndër projektet e planifikuara për këtë bashkim ka një numër të madh me shfaqje televizive në Kinë dhe një album që do të festojnë sukseset e tyre më të mëdha. Për të vendosur të ktheheshin së bashku, formula e kontratës ishte vendimtare: 10 milionë secila për të ringjallur një grup që bëri historinë e muzikës botërore.

Top Channel