Kupa e Shqipërisë/ Ja klasa arbitrare që do të gjykojë finalen mes Egnatias dhe Dinamos Kukësi do t’i rikthehet objektivit kryesor të këtij sezoni, mbrojtjes së titullit kampion në Kategorinë Superiore. Por, të dielën në orën 13:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të ketë përballë Flamurtarin, forcë e dytë e kampionatit dhe skuadër e forcuar ndjeshëm në merkato, ashtu si verilindorët.
“Flamurtari për momentin ka një ecuri mjaft të mirë, është ekip i organizuar. Alla nuk do të luajë ditën e dielë dhe shpresoj mos ta humbim për shumë kohë. Ekipi duhet të jetë i bashkuar që mos t’i ndiejmë mungesat. Shpresoj të arrij fitoren e parë në Kukës. Në dy ndeshjet që kemi luajtur, ekipi është përgjigjur mirë, por kemi ende shumë punë. Nuk e njoh ende mirë Superioren, pasi kam qenë në vetëm një ndeshje, ndërsa në Kupë u përballëm me një ekip të konsoliduar, si Tirana. Koha do të tregojë sa i qëndrueshëm është ekipi. Duhet të përmirësohemi në qarkullimin e topit, por më pëlqen shumë gjendja fizike, që është optimale. Kemi një diferencë 9 pikë me Skënderbeun dhe kjo ndeshje nuk do të jetë përcaktuese”, tha Peter Pacult, trajner i Kukësit.
Ndaj Flamurtarit, Kukësi ka fituar gjithmonë në shtëpi. Nëse imponohet të dielën në fushën e tij, ekipi i Pacult do të barazojë Flamurtarin në renditjen e Superiores. Për të gjithë tifozët që do të duan të ndjekin ndeshjen në stadiumin e Kukësit, hyrja këtë fundjavë do të jetë falas.
Top Channel