Inter, Spalletti: Tifozët janë të zhgënjyer nga pritshmëritë false

02/02/2018 19:04

Në merkaton e janarit, Interi u përforcua vetëm me Lisandro Lopez dhe Rafinha, gjë që ka zemëruar tifozët zikaltër.

Por, Luciano Spalletti nuk priste ndonjë gjë më shumë. Në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Crotonen, trajneri tha se e dinte që do të kishte një kufi me shpenzimet.

“Kisha folur me pronarin dhe më kishte shpjeguar gjithçka. Tifozët janë të zhgënjyer sepse ishin krijuar pritshmëri false nga ato që dëgjohen dhe lexohen nëpër media”, deklaroi Spalletti.

“Ne kemi të gjitha mundësitë për të konkurruar dhe për të kapur vendin e katërt. Do të jetë shumë e vështirë, por në fund të sezonit do të shohim se çfarë kemi arritur. Jemi në vend të katërt dhe nuk po luajmë mirë kohët e fundit, por kundër Spalit nuk lejuam asnjë goditje në portën tonë, përveç golit”, shtoi Spalletti.

Top Channel