Inter pa kapitenin Icardi ndaj Crotones

02/02/2018 17:38

Mediat në Itali e kanë kryqëzuar Interin për merkaton e dobët, por duket se më e keqja nuk ka ardhur akoma, pasi një kontestim më i madh pritet nga tifozët të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen me Crotonen.

“Kisha diskutuar me drejtuesit dhe më paralajmeruan për limite në merkato. Tifozët janë të zhgënjyer, por nga pritshmëritë që shkruhen e lexohen në media. Ramierez është një futbollistë shumë i mirë dhe që mund të na bënte punë, por Steven Zhang më ka thënë që ishte e pamundur ardhja. Pastore ndërkohë ka një pagë shumë të lartë, që kapërcente limitet tona”, e bëri komentin e tij në konferencën për shtyp Spalletti, që ndër të tjera në tjera ka shkruar në rrjetet sociale: “Duhet ti respektojmë tifozët tanë”.

Në prag të ndeshjes së radhës në kampionat Spalletti nuk do të ketë në formacion kapitenin Icardi. “Nuk do të jetë Icardi. Menduam që të provonim deri në momentin e fundit, por nuk e pamë të arsyeshme të rrezikojmë. Do të luajë Eder”, pohoi trajneri i Interit.

Rikthimin te fitorja Spalletti e sheh te forca dhe kualiteti I grupit. “Dy muaj nga fitorja e fundit duhet të jemi më të fortë dhe të bindur që ka shumë gjëra të tjera pozitive që na kanë shoqëruar në këtë periudhë. Duhet të gjejmë bindjen tonë. Do të kemi përballë një Crotone shumë të motivuar dhe Zenga është trajner i mirë. Duhet të mbajmë kontrollin e lojës me kualitet dhe vendosmëri”, tha Spalletti.

Top Channel