Gina Lollobrigida merr yllin e saj në Hollywood

02/02/2018 14:39

Ylli i Gina Lollobrigida, aktores 91-vjeçare, shkëlqen në “Walk of Fame” të Hollywood.

Në fjalën e saj aktorja u shpreh: “Jam me të vërtetë e mallëngjyer nuk kam pritur që të kthehem në Hollywood pas kaq shumë vitesh dhe ende e gjej gjithë këtë dashuri. Të qenit i dashur nga publiku në të gjithë botën është diçka që gjithmonë më ka ngacmuar dhe ende më ngacmon”.

Ylli i saj mban numrin 2.628 në mesin e atyre në bulevardin e famshëm.

Diva kujtoi momentet kur në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, ajo ishte në kulmin e karrierës së saj të filmit dhe të gjithë e donin atë: “Kam qenë shumë e ndjekur në atë kohë, ndihesha si mbretëreshë, kurrë nuk do ta harroj dashurinë e Hollywoodit dhe kinemasë për mua”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel