Edhe aktoret italiane kundër ngacmimeve seksuale
02/02/2018 14:11
Gratë e kinemasë italiane mobilizohen kundër ngacmimeve seksuale dhe kanë nënshkruar një letër të cilën e kanë bërë publike në media.
Ambra Angiolini, Paola Cortellesi, Sabrina Impacciatore, motrat Comencini dhe Rohrwacher si dhe 124 aktorë të tjerë kanë dalë kundër ngacmimeve seksuale.
Në letrën e bërë publike ndër të tjera theksohet: “Ngacmimi seksual nuk ka të bëjë fare me lojën e joshjes. Ne e njohim kënaqësinë tonë si dhe limitin midis dëshirës e abuzimit, lirisë dhe dhunës. Nuk duhet ta drejtojmë gishtin kundër vetëm një ngacmuesi, por kundër gjithë sistemit. Është koha që mos të kemi më frikë”.
Top Channel