Romelu Lukaku, mbyllet sezoni me Napolin, rrezikon edhe Botërorin
Raportet mes trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të Chelseat, skuadrës kampione në fuqi të Anglisë, komplikohen nga dita në ditë. Jo vetëm merkatoja, që nuk e kënaqi aspak teknikun italian, por edhe rezultatet gjithashtu kanë thelluar hendekun mes palëve, që po shkojnë drejt një divorci të pashmangshëm në fundin e këtij sezoni.
Abdikimi nga froni tashmë është i certifikuar, e “blutë” e Londrës duhet të luftojnë për një vend në Champions. Pa prestigjin dhe milionat e këtij turneu, edhe lojtarët më të spikatur mund të largohen.
Pas disfatës në shtëpi kundër Bournemouth, Chelsea e sheh veten tani në vendin e tretë me Liverpoolin, 18 pikë larg nga kreu. Në Angli janë të sigurtë për largimin e italianit, e është thjesht çështje kohe, ndoshta edhe ditësh.
Kandidati numër një për ta pasuar po profilizohet gjithmonë e më shumë Luis Enrique. Pasi braktisi pankinën “blaugrana” në fundin e sezonit të kaluar, ish-futbollisti spanjoll është gati të rikthehet në diskutim, e ta bëjë këtë nga një vitrinë e rëndësishme si ajo në “Stamford Bridge”.
Tekniku iberik ka kaluar në hierarkinë e pëlqimeve të pronarit rus, Roman Abramoviç, edhe emra të tillë si Allegri dhe Simeone, pasi ka ambicie, është më pak i kushtueshëm dhe nuk ka probleme kontrate.
Top Channel