Çifti i famshëm bën publike ndarjen në Instagram

02/02/2018 15:20

Deri para pak vitesh mund të komunikohej vetëm nëpërmjet avokatëve, ndërsa sot çiftet VIP mund të ndahen nga njëri-tjetri në rrjetet sociale duke ia bërë të ditur krizën e tyre edhe fansave.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Julio Cesar, ish-portierit të Interit, i cili është thërritur për të luajtur tek Flamengo, ekipi i zemrës së 38-vjeçarit, që i ofroi një kontratë pas 14 vitesh.

Por bashkëshortja e tij Susanna Werner nuk ka ndërmend ta ndjekë bashkëshortin e saj nga pas, por ka vendosur të qëndrojë në Lisbonë për të mirën e fëmijëve të saj.

Modelja ka bërë një postim në Instagram duke shpjeguar edhe motivin përse nuk e shoqëron bashkëshortin e saj në Brazil. Susanna e nis postimin me fjalinë: “Të gjithë burrat janë egoistë”.

Më tej bashkëshortja e Cesar në postimin e saj shkruan: “Para se të spekuloni ndonjë histori, dua të shpjegoj se përse nuk do ta shoqëroj Julion në Brazil dhe përse nuk do ta ndjek ndeshjen. Kam shumë gjëra të rëndësishme këtu, më të rëndësishmit janë fëmijët, unë kurrë nuk do t’i braktisja ata për të jetuar në Brazil. Unë nuk mund të largohem dhe nuk ka të bëjë fare me ekipin, gjithashtu sepse nuk shkoj dot në stadium, nuk e shoh futbollin. Julio do të ishte i lumtur në Brazil, por unë mendoj për fëmijët e mi. Jam e lumtur për tifozët e Flamengo dhe e trishtuar që do të më duhet të qëndroj larg. Shpresoj të më kuptoni. Julio ka qenë gjithmonë një person i mrekullueshëm, një baba i mirë dhe një bashkëshort i mirë. Por burrat janë egoistë, nuk jam feministe por është kështu”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel