Romelu Lukaku, mbyllet sezoni me Napolin, rrezikon edhe Botërorin
Ai u vu në qendër të vëmendjes si një arbitër i pazakontë. Kjo, pas gjestit që bëri në fushën e lojës teksa arbitronte sfidën mes Nantes dhe PSG-së, të përfunduar 0-1 në favor të parizienëve.
Tony Chapron, nga 14 janari i këtij viti u bë një emër i “ndërkombëtarizuar”, për shkak se pengoi një lojtar të Nantes, Diego Carlos, vetëm sepse ky i fundit e kishte rrëzuar në mënyrë të pavullnetshme, e më pas edhe e ndëshkoi me karton të kuq.
Por, Komisioni i Disiplinës i ligës së futbollit duket se i ka dhënë praktikisht fund karrierës së arbitrit, duke e dënuar me 6 muaj pezullim, nga të cilat 3 janë në formë paralajmërimi.
Drejtuesi i asaj ndeshjeje, 45 vjeç, e kishte menduar edhe më herët t’i jepte fund profesionit të arbitrit në fundin e këtij sezoni. Por, duket se ajo ndërhyrje “karateje” dhe kartoni i kuq ndaj lojtarit të ekipit të Ranierit e ka përshpejtuar lamtumirën e tij ndaj futbollit.
Chapron u përpoq të kërkonte falje, duke u justifikuar se faji i rrëzimit të tij ishte i tensionit momental dhe një dhimbjeje që i kishte shkaktuar pikërisht Diego Carlos. Por, kjo falje nuk mjaftoi për të evituar sanksionet.
Top Channel