Çfarë të bësh kur nuk ke kohë të kthehesh në portë (Video)
02/02/2018 17:05
Portieri i Sport Recife u tregua i zgjuar në zgjidhjen e një situate të vështirë për ekipin e tij.
Pasi doli jashtë zone për të larguar topin në rivënie anësore, ai pa që nuk mund të kthehej në kohë për të mbrojtur portën. Në moment i lindi ideja të bënte sikur kishte pësuar tërheqje në kofshë dhe bëri që loja të ndalonte.
Duke u kthyer ngadalë mes shtyllave, i bën shenjë me sy shokut të skuadrës për të treguar se në fakt nuk kishte asgjë, por thjesht po aktronte.
Top Channel