Breshka dhe luanesha (Foto)
02/02/2018 18:07
Një breshkë guximtare shkoi të prezantohej me një luaneshë në Parkun Kombëtar të Nairobit, në Kenia.
Pasi iu afrua, breshka u fut në “shtëpinë” e saj. Nga fotot duket se luanesha nuk u bezdis nga prania e breshkës dhe qëndroi pa lëvizur në vendin e saj pasi i hodhi një sy.
Pasi ndenji disa minuta, luanesha u largua ngadalë.
Top Channel