Barcelona, protagoniste e një filmi të animuar

02/02/2018 17:38

Barcelona po negocion me Pixar për të qenë protagoniste e një filmi të animuar.

Sipas “RAC 1”, klubi katalanas kërkon që ta bëjë të famshme markën e tij edhe në kinemanë për të vegjël dhe po bisedon me kompaninë që është në pronësi të Walt Disney.

Mësohet se nuk do të jetë një film për historinë e Barcelonës, por një film i animuar ku Barcelona do të jetë protagoniste.

Në Spanjë thuhet se bëhet fjalë për një produksion të madh që do të ketë për qëllim shfaqjen në kinematë e të gjithë botës.

Top Channel