E ndërtuar në vitin 2007, autostrada Lushnje-Fier ndau banesat e fshatrave nga shkollat.

Në projekt u parashikua ndërtimi i 5 nënkalimeve dhe 3 mbikalimeve, por gjithçka mbeti në letër, pasi sot ne të gjithë gjatësinë ku kalon kjo autostradë, në territorin e Lushnjes është vetëm një nënkalim për banorët dhe një tjetër është ndërtuar nga një biznes privat.

Nënkalimi përmbytet në dimër nga shirat dhe në verë nga ujërat për vaditje. Jo rrallë banorët kanë humbur jetën duke kaluar rrugën.

Për banorët, zgjidhja do të ishte ndërtimi i rrugëve dytësore, të cilat do t’u vinin në ndihmë të gjithë kësaj zone të madhe bujqësore, e cila është nga më të mëdhatë në vend. Por deri atëherë, siç shprehen ata vetë, duhet të presin me shpresën se do të mbeten gjalle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA