Të gjithë bashkë në një show

01/02/2018 12:04

Të gjithë adhuruesit e boksit , por edhe të mundjes në 8 shkurt në Tiranë do të kenë mundësi të shohin disa nga kampionët në një show të vërtetë.

Një event boksi në Parkun Olimpik në kryeqytet në bashkëpunim me Federatën shqiptare të boksit, që mbështetet nga DIGITALB, ju mundëson ti shihni nga afër të gjithë bashkë , ata që prej vitesh i keni ndjekur nga ekrani i televizorit. Elis Guri, kampion bote në mundje rrëfeu disa nga detajet.

“Ideja është të bëhen promovimi i sportistëve që janë real, se deri sot kemi pasur shumë raste që filan person na ka dalë kampion bote. unë do kisha dëshirë një natë të bukur, do ketë dhe mundje pak më vonë. kemi dhe këngëtarë, humoristë”, tha Guri.

Top Channel