Skuadrat që shpenzuan më shumë në merkaton e dimrit (Foto)
01/02/2018 10:10
Barcelona është skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkaton e dimrit.
Sipas “Transfermarkt”, klubi katalanas ka hedhur 131,8 milionë euro në muajin janar, pa marrë parasysh bonuset që mund të paguajë më vonë për brazilianin Coutinho apo për kolumbianin Yerry Mina.
Në vend të dytë në renditjen e “dorëshpuarve” të dimrit është Liverpool, që bleu mbrojtësin Virgil van Dijk për 78.8 milionë euro, ndërsa i treti është Manchester City.
Më poshtë mund të shikoni renditjen e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë në këtë sesion merkatoje dhe shifrat që kanë investuar për të përforcuar skuadrën.
Top Channel