Ricardinho është legjendë: ruletë dhe gol me “rabona” (Video)

01/02/2018 11:17

Ricardinho na ka lënë sërish me gojë hapur. Në Europianin e futbollit në sallë, portugezi ka shënuar një tjetër gol fantastik që ka ngritur në këmbë publikun.

Kundër Rumanisë, kur gjërat po vështirësoheshin shumë, “O Mago” nxori nga cilindri magjinë e radhës. Mori topin në hyrje të zonës me një ruletë, duke nxjerrë jashtë loje mbrojtësin e më pas shënoi me “rabona”.

Në ndeshjen e fituar 4-1, Ricardinho dha edhe dy pasime për gol.

Top Channel