Reforma e ujit, nis aksioni në Tiranë
01/02/2018 14:31
Task Forca dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë kanë nisur kontrollet në kuadër të reformës së paralajmëruar në ujësjellës.
Kontrollet kanë nisur vetëm për biznesin në zonën e Unazës së Re dhe në zonën e Dajtit në Bashkinë e Tiranës.
8 grupe pune janë shpërndarë në terren dhe janë realizuar deri më tani 25 verifikime biznesesh. Janë gjetur tre shkelje dhe një person është shoqëruar për verifikim.
Ndërkohë, për familjarët, shkurti është afati i fundit për t’u legalizuar.
Top Channel