“Neymar duhet të mësojë respektin”

01/02/2018 13:24

Neymar është kritikuar shumë në Francë, sidomos pas ndeshjes së fundit në Kupën e Ligës, ku braziliani pati disa “fërkime” me kundërshtarët.

Në një episod, pasi shkaktoi një faull për të cilin u ndëshkua edhe me karton të verdhë, braziliani shkoi për të ndihmuar kundërshtarin që të ngrihej, por e tërhoqi dorën në momentin e fundit.

Në finalen e Kupës së Ligës, PSG do të ndeshet me Monaco, skuadër në të cilën luan edhe italiani Raggi, i cili nuk e ka shumë qejf Neymarin. Kjo duket nga deklaratat e tij.

“Neymar është një kampion i madh, por duhet të mësojë që të respektojë më shumë kundërshtarët. Nuk po e them se si do të reagoja unë po të më kishte drejtuar dorën e më pas ta tërhiqte. Nuk ishte veprim i bukur”, tha Raggi.

Top Channel