Nafta “Virgin”, prokuroria kërkon 15 vite burg për Xhillarin
01/02/2018 14:59
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin.
Mbi Adrian Xhillarin që qëndronte në krye të kësaj skeme, rëndojnë akuzat për fshehje të ardhurash, mospagim taksash, si dhe pastrim parash. Organi i akuzës kërkon për të 15 vite burg pasi nga hetimet rezulton të ketë shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.
Për këtë çështje akuzohet edhe ish-nëndrejtoresha e doganave Lula Njebza, e cila sipas Prokurorisë ka shpërdoruar detyrën dhe kërkohet të dënohet me për këtë duhet t’i hiqet liria për 5 vite.
Top Channel