Dukesha Kate Middelton dhe bashkëshorti i saj Princ William janë në ditën e dytë të turit skandinav.
Pas fotove të postuara gjatë ditës së djeshme ku dukesha luante një lojë Hokej me bashkëshortin e saj, sot ajo është shfaqur me një stil ndryshe, të cilin duket se e ka “kopjuar” nga princeshë Diana.
Kate ka veshur një pallto me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë të cilën e ka kombinuar me një çantë Channel vishnje dhe taka ngjyrë kafe. I njëjti stil me atë të Lady Diana disa vite më parë.
Rreth 30 vite më parë Lady Diana është shfaqur me një xhaketë ngjyrë të kuqe me të bardhë, e ngjashme me atë të Kate Middelton, por me një ndryshim Diana e ka kombinuar me një fund të ngushtë poshtë gjurit, me taka me dy ngjyra dhe kapele.
Pallton e saj të ngjashme me Lady Dianën, Kate e ka kombinuar me një fustan të bardhë, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Top Channel