“Gruaja bëhet xheloze për Eli Farën”

01/02/2018 17:58

I ftuar të shtunën në “Shiko kush luan” është edhe një nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare Bujar Qamili.

Praninë e këngëtarit në emision e ka bërë me dije moderatorja Luana Vjollca e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtër me përmbledhje nga emisioni i së shtunës në Top Channël.

Në një fragment të shkurtër të videos shfaqet këngëtari Bujar Qamili, i cili gjatë lojës ka zbuluar në detaj mjaft interesant nga jeta personale.

I pyetur se cila është këngëtarja për të cilën bashkëshortja e tij bëhet xheloze, Bujar Qamili me humor është përgjigjur Eli Fara.

Ky është vetëm një detaj i emisionit “Shiko kush luan”, ndërsa për më shumë duhet të presim të shtunën mbrëma në orën 20.50.

Top Channel