Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ergys Kaçe është transferuar te skuadra e Panathinaikosit në Greqi, në orët e fundit të merkatos.
Korçari, pjesë e selanikasve të PAOK-ut, përflitej prej shumë ditësh për një transferim në klubin athiniot, por zyrtarizimi u bë vetëm në orët e fundit.
Kaçe shkon te Panathinaikos në formë huazimi, në një marrëveshje ku përfshihen edhe futbollistë të tjerë, ndërsa mesfushori synon që të gjejë më shumë hapësira, për të synuar një vend në formacionin e Panuccit.
Ditën martë PAOK-u arriti një marrëveshje me qipriotët e Apoel Nikosias, për transferimin atje të korçarit, por tifozët vendas protestuan duke kujtuar fotot e Kaçes me bluzën e UÇK-së dhe akordi u anulua.
Top Channel