Dhuna ndaj grave bën bashkë artistë e ish politikane

01/02/2018 15:12

Një kauzë e rëndësishme dhe jetike ka bërë bashkë artistë e ish politikanë.

Bëhet fjalë për dhunën kundër grave, nismë e cila ka bërë bashkë ish ministren Majlinda Bregu me artistët e mirënjohur të skenës Aurela Gaçe, Eneida Tarifa, Kejsi Tola, Olta Boka, Jualiana Pasha dhe Elton Deda.

Ajo çfarë bie në sy nga foto e publikuar është prania e këngëtarit Elton Deda në këtë kauzë , çfare do të thotë se më në fund edhe meshkujt jane pro dhunës ndaj grave.

Ish ministrja Bregu në legjislaturën e kaluar inicioi nismën për dënime maksimale për ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave , dhe duket se vijon ti qendrojë bindjes së saj pavarësisht se aktualisht është jashtë politikës.

Nuk e dime ende se për çfarë bëhet fjalë , pasi Bregu në Instagramin e saj nuk ka dhënë të tjera detaje.

Gjithsesi nuk na mbetet vetëm të presim për detaje të metejshme nga ish ministrja dhe artistët të cilët i janë bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA