Aksident i tmerrshëm me “Range Rover”, vdes ish-basketbollisti i NBA

01/02/2018 18:06

Ish-basketbollisti i NBA, Rasual Butler ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij në një aksident të tmerrshëm automobilistik.

Makina e drejtuar nga 38-vjeçari ka dalë nga rruga, teksa ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe është përplasur me një ndarëse parkimi ndërsa më pas ka bërë edhe disa rrotullime.

Edhe pse në një automjet të rëndë, ku siguria është e lartë, përplasjet kanë qenë të forta dhe çifti nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel