Aeroporti i Kukësit, i gatshëm për të pritur njëherazi 5 avionë, i marrë në dorëzim nga autoritetet në vitin 2006, nuk është vënë asnjëherë në punë. Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Ky është aeroporti i Kukësit sot. Një aeroporti i dorëzuar me çelësa në dorë në vitin 2006, por nga ku nuk është ngritur asnjë avion. Pengesë ka qenë marrëveshja koncesionare e aeroportit të Rinasit.

Dy vjet më parë marrëveshja u ndryshua pikërisht për t’i dhënë mundësi aeroportit të Kukësit të bëhej funksional. Por gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Pista është fuksionale, terminali i pasagjereve është në gjendje shumë të mirë, kurse tualetet nuk janë përdorur asnjëherë. Kur qeveria shqiptare firmosi ndryshimet e kontratës me koncesionarin e Rinasit dy vjet më parë për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare, shpresonte shumë që aeroporti i Kukësit të bëhej funksional.

“Ne do të fillojmë menjëherë të ndërmarrim hapat përkatës për të bërë operacional aeroportin e Kukësit,” është shprehur ish-ministri Edmond Haxhinasto 2 vite më parë.

Shpresat qenë të mëdha dhe 2 vite më parë dhe ish-ministri Haxhinasto pati deklaruar se janë dy kompani ajërore low cost që kërkojnë të operojnë, por nga ana tjetër shteti duhet të bënte disa investime në këtë aeroport me një vlerë rreth 3 milion Euro.

Koha kaloi dhe për aeroportin e Kukësit nuk ka ndryshuar asgjë. Kompanite low cost që kishin shprehur interes janë tërhequr, ndërkohë që shpresat i mban gjallë një status i Kryeministrit Rama më 18 Janar në Facebook ku thotë:Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi): Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit, të shohim.Kam besim.

Aeroporti i Kukësit është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ndërtimi tij nisi në muajin maj të 2002, me fonde te Emirateve të Bashkuara Arabe. Aeroporti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë. Pozicioni mes Tiranës dhe Prishtinës me një infrastrukturë të mirë rrugore nga të dy anët e kufirit, shkurton shumë kohën e lidhjes me dy kryeqytetet shqiptare për pasagjerët e mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA