Ushqimet që nuk duhet të hamë për të pasur trup perfekt

31/01/2018 18:12

Sheqeri është përbërësi i parë që duhet të eleminojmë në rast se vendosim të heqim disa kilogramë nga trupi ynë.

Edhe pa qenë nevoja që ti nënshtrohemi dietave apo ti drejtohemi për këshilla dietologut e dimë shumë mirë se gjëja e parë që duhet të bëjmë është të heqim dorë nga karbohidratet, ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike.

Këto ushqime janë shumë të pasura me sheqer ndaj dhe duhen eliminuar pa mëshirë, ose të paktën duhet të reduktohen drastikisht.

Duke eleminuar sheqerërat beteja për disa kile më pak bëhet më pak e dhimbshme.

Por në fakt janë të shumta ushqimet që pavarësisht se mendojmë se nuk kanë sheqer ato mund ta kenë të fshehur, ndaj dhe është mirë që në llogaritjen e kalorive ti përfshimë edhe ato në mënyrë që në fund të ditës të dimë nëse realisht kemi shtuar apo humbur në peshë.

Por cilat janë ato ushqime të cilat përmbajnë sheqer të fshehur:

1. Çerealët, ose si njihen ndryshe ushqimi i mëngjesit, që përmbajnë pjesëza çokollate dhe qumësht.
2. Aceto balsamico shpesh përmban ngjyrues artificialë, karamele dhe aromatizues vanilje.
3. Perime të konservuara, shpesh ato shtohen me sheqer për të optimizuar ruajtjen e tyre;
4. Kos apo yougurt i konservuar i cili përmban sasi të lartë yndyre dhe shpesh janë të ëmbla.
5. Úshqime “të lehta” përmbajtja e zvogëluar e yndyrës në to kompensohet me më shumë sheqer për të përmirësuar shijen e tyre.
6. Salcat e gatshme gjithashtu përmbajnë sheqer pasi domatja është acid në vetvete, kështu që një sasi e caktuar e sheqerit është e nevojshme për të kompensuar shijen e saj.

Gjithashtu në këtë listë përfshihen edhe ushqime si: misri konservuar, sallami, sallam dhe patatet e skuqura.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA